Zyra jonë ofron përfaqësim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në çështje gjyqësore, arbitrazh dhe përmes metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, të tilla si ndërmjetësimi.
Zyra merret me çështje të ndryshme gjyqësore në fushat e të drejtës bankare, telekomunikacionit, pronësisë intelektuale, pronësisë, tatimeve, punësimit, ndërtimit, transportit, pasurive të paluajtshme, të drejtës tregtare, etj., dhe është shumë e suksesshme në ofrimin e këtyre shërbimeve.
Strategjia gjyqësore zhvillohet bazuar në një vlerësim të hershëm të çështjes dhe në një analizë të rreziqeve tregtare e civile të përfshira në proces. Ne ndihmojmë me pothuajse çdo lloj procesi gjyqësor civil në çfarëdo niveli, dhe posedojmë përvojë të gjerë në raste komplekse të apelit, apo rekurseve, që përfshijnë shumë kërkesa dhe palë.