Na shkruani pyetjet tuaja dhe konsulentët tanë do ju kontaktojnë sa më parë
Kjo politikë ju informon se si zyra ligjore Muja Law mbledh dhe përdor të dhënat personale të individëve, vizitorëve etj, dhe ku përpunimi i të cilave kryhet pas dhënies së pëlqimit nga subjekti i të dhënave personale dhe/ose në rastet e tjera të parashikuara nga ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar.
Zyra ligjore Muja Law disponon faqen www.mujalaw.com, nëpërmjet së cilës mbledh dhe transmeton informacione për qytetarët, bizneset, grupet e interesuara, vizitorët etj, në lidhje me shërbimet që ofron. Disa prej fushave të faqes së internetit (psh: Kontakti) mund të kërkojnë nga përdoruesi që të plotësojë formularin e aplikimit online duke vendosur ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale. Muja Law thekson se diçka e tillë është një kërkesë opsionale të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht t'a japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin për qëllimin për të cilën ajo kërkohet.
Objekti i Politikave të privatësisë
Ky dokument ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat që deklarohen në faqen web, procese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë.
Përdorimi i të dhënave personale
Të dhënat personale mund të përdoren për të komunikuar me vizitorët, apo çdo subjekt të interesuar, për qëllime historike, shkencore ose statistikore, duke siguruar se ato nuk përpunohen për të marrë masa apo vendime për një individ, si dhe duke garantuar konfidencialitetin e informacionit të siguruar. Zyra ligjore Muja Law kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale, duke respektuar dhe garantuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe, në veçanti, të drejtën e ruajtjes së jetës private.
Siguria
Zyra ligjore Muja Law siguron çdo përdorues që të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, i sigurohen me sistemin më të lartë të sigurisë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e perdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Mbrojtja e të dhënave personale
Mbrojtja e të dhënave personale bazohet në:
Muja Law merr përsipër të mbrojë dhe të mos keq përdorë për asnjë rast këto të dhëna.
E drejta për t'u ankuar
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Pas këtij ankimi, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë, në përputhje me parashikimet e kuadrit ligjor në fuqi.
Komisionieri për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale:
Adresa: Rruga “A. Toptani”, Kati II-të.
www.idp.al
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
Pyetje/Ankesa/Informacion
Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth çështjeve të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të zyrës ligjore Muja Law.
Për çdo kërkesë, informacion apo problematikë të mundshme në lidhje me faqen web: www.mujalaw.com, lutemi të na kontaktoni në:
e-mail: [email protected]