Historiku i zyrës

Fillesat tona e kanë zanafillën në vitin 2001 kur Menaxherja jonë Znj. Krenare Muja (Sheqeraku), vendosi të hapë zyrën e saj ligjore në Tiranë, Shqipëri. Djali i Krenares, Eno, u bashkua me të në vitin 2014 dhe djali tjetër i saj, Adi, filloi praktikën në vitin 2019.

Ajo që filloi në Tiranë si një zyrë e vogël ligjore familjare tashmë është rritur dhe ka lulëzuar në komunitet përgjatë 20 viteve të fundit. Zyra përbëhet nga avokatë të ndryshëm të talentuar të cilët kanë eksperienca të shkëlqyera edukative dhe shërbimi ndaj komunitetit, si dhe kanë përvojë të vyer në përfaqësimin e një shumëllojshmërie klientësh në fusha të ndryshme të ligjit.

Zyra ofron shërbim të plotë dhe këshillon klientët në të gjitha fushat e të drejtës civile, tregtare dhe administrative. Me një ekspertizë të pasur në fushën e ligjit, ne synojmë të ofrojmë ndaj klientëve tanë këshilla praktike biznesi të cilat janë të qarta dhe të drejtpërdrejta, vazhdimisht të përditësuara, jo vetëm me ndryshimet dinamike ligjore në Shqipëri, por edhe me zhvillimet e praktikës ligjore ndërkombëtare e të brendshme. Zyra ofron gjithashtu shërbime ndaj klientëve në industri të rëndësishmë si sektori bankar dhe institucionet financiare, sikurse edhe ndaj shoqërive të përfshira në fushën e sigurimeve, ndërtimit, energjisë dhe shërbimeve bazë, medias dhe pronësisë intelektuale, minierave, naftës dhe gazit, shërbimeve profesionale, pasurive të paluajtshme, teknologjisë, telekomunikacionit, turizmit, transportit, infrastrukturës dhe ushqimit.

Në zyrën tonë ligjore, në dëshirojmë gjithashtu të ndihmojmë klientët tanë me shërbime ndërmjetësimi, is një metodë alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me problemet e ndryshme që ata mund të kenë.

Ndërsa jemi rritur përgjatë 20 viteve të shkuara dhe jemi bërë të njohur si një nga zyrat ligjore më në zë të Shqipërisë, rrënjët tona janë të lidhura me thebin e asaj se ‘cilët’ jemi dhe ‘ku’ filuam. Ne e kuptojmë më së miri rëndësinë e familjes, punës së palodhur dhe përkushtimit. Fokusi jonë mbetet puna e pareshtur për suksesin e klientëve tanë dhe ofrimi i ekselencës në shërbimet ligjore.

Keni nevojë për ndihmë ligjore?

Na Kontaktoni
+355 69 28 28 562 [email protected]
Rr. “Ibrahim Tukiqi”, Nr.2, 1057, Tirana, Albania E Hënë - E Premte: 9:00 me 18:00

Na shkruani pyetjet tuaja dhe konsulentët tanë do ju kontaktojnë sa më parë

Kërkesa juaj u dërgua me sukses. Ne do t'ju përgjigjemi sa më shpejt.