Zyra jonë ofron ndihmë ligjore për operatorët e rinj hyrës, që veprojnë për operatorët mobil dhe fiks (përfshirë operatorët rurale dhe ofruesit e shërbimeve të internetit), ndërtuesit e infrastrukturës dhe rishitësit.
Për më tepër, zyra ofron asistencë ligjore në projektet e telekomunikacionit, përfshirë çështjet e licencimit dhe ato rregullatore, ndërtimin e rrjetit, dhe çështje të ndryshme kontraktuale, si dhe këshillon për respektimin e legjislacionit të komunikimeve elektronike.
Në fushën e medias, zyra ndihmon dhe këshillon klientët në fillimin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve që lidhen me argëtimin dhe median, si dhe në negociimin e marrëveshjeve kontraktuale dhe financiare.