Zyra jonë ofron një gamë të gjerë shërbimesh ligjore ndaj shoqërive vendase dhe ndërkombëtare për çështje të ndryshme, përfshirë transaksionet e kapitalit të sipërmarrjes, bashkimet dhe blerjet, spin-off dhe ristrukturimet e shoqërive. Për më tepër, zyra jonë kryen analizën e kujdesit të duhur ligjor dhe harton marrëveshje tregtare, duke përfshirë termat dhe kushtet për furnizimin e mallrave dhe shërbimeve, si dhe ato që lidhen me sipërmarrjet e përbashkëta, agjencinë, shpërndarjen dhe bashkëpunimin.
Zyra këshillon ndërmarrjet vendase dhe ndërkombëtare për strukturat dhe rregulloret e korporatave, përfshirë krijimin e shoqërisë, marrëveshjet e aksionarëve apo ortakëve, të drejtat e aksionarëve të pakicave, detyrat dhe pëgjegjësitë e administratorëve, si dhe ristrukturimin e shoqërive me vështirësi financiare.