Na shkruani pyetjet tuaja dhe konsulentët tanë do ju kontaktojnë sa më parë
Znj. Krenare Muja (Sheqeraku)
Managing Partner
Znj. Krenare Muja (Sheqeraku) është themeluesja dhe menaxherja e zyrës ligjore Muja Law.
Në vitin 2001 Znj. Muja vendosi të fillojë praktikën e saj ligjore në Tiranë, Shqipëri. Ajo që filloi si një zyrë e vogël ligjore lulëzoi në atë që sot njihet si një zyrë ligjore familjare e mirënjohur me një eksperiencë të gjerë e të pasur në fusha të ndryshme të ligjit.
Znj, Muja është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 2000 dhe menjëherë më pas, ajo u pajis me licensën e avokatit, pasi kaloi me sukses provimin e avokatisë. Znj. Muja ka qenë anëtare e Dhomës Kombëtare Shqipëtare të Avokatisë që nga viti 2001. Ajo është pajisur gjithashtu me licensën e ndërmjetësimit në vitin 2013.
Përgjatë viteve, Znj. Muja ka fituar përvojë të pasur në çështje që lidhen me mosmarrëveshje tregtare, kontraktore dhe civile, tatimet, pasuritë e paluajtshme, bashkimet dhe blerjet e shoqërive, ligjin e punës, legjislacionin administrativ, ligjin mbi ushqimin, doganat, të drejtën familjare, etj.
Znj. Muja flet rrjedhshëm Anglisht dhe Italisht.