Na shkruani pyetjet tuaja dhe konsulentët tanë do ju kontaktojnë sa më parë
Z. Eno Muja
Partner
Z. Eno Muja është partner në zyrën ligjore Muja Law.
Fushat kryesore të praktikës së Z. Muja janë e drejta private, dëmshpërblimet, e drejta e biznesit, ligji i punës dhe legjislacioni administrativ. Gjithashtu, ai ka mbuluar fusha të së drejtës lidhur me pronësinë industriale, mbrojtjen e të dhënave personale dhe konkurrencën.
Z. Muja përfaqëson klientë ndërkombëtare dhe vendas në gjykatat e rretheve, gjykatat e apelit dhe Gjykatën e Lartë, në çështje që lidhen me pasuritë e paluajtshme, ligjin e punës dhe mosmarrëveshje të tjera kontraktore dhe tregtare.
Z. Muja është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe ka marrë gradën Master Shkencor në të Drejtë Private ne vitin 2014. Më pas, Z. Muja vijoi studimet në Master Profesional në të Drejtë Biznesi të Bashkimit Europian, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ai ka qenë anëtar i Dhomës Kombëtare Shqiptare të Avokatisë që nga viti 2015.
Z. Muja flet rrjedhshëm Anglisht, Italisht, Frëngjisht, si dhe komunikon pak Gjermanisht.